Telegrafi

Presidenca: Pendarovski nuk ka marrë asnjë obligim të bisedojë me Greqinë për çështjen e dokumenteve personale

Nga Presidenca kanë reaguar pas deklaratave të sotme të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, në lidhje me mundësinë për shtyrjen e afatit për ndërrimin e dokumenteve personale dhe të udhëtimit.

Nga Presidenca thonë se presidenti Stevo Pendarovski nuk ka marrë asnjë obligim për të komunikuar autoritetet greke.

Lexo po ashtu Kovaçevski: Pendarovski duhet të bisedoj me presidenten e Greqisë për shtyrjen e afatit për ndërrimin e dokumenteve personale

“Siç informuam më herët, presidenti Pendarovski ka bërë propozim për tejkalimin e problemit që ka lindur në ndërrimin e dokumenteve personale dhe dokumenteve të udhëtimit, por kjo procedurë është në kompetencë të plotë të Qeverisë dhe Kuvendit.

Sa i përket komunikimit me Greqinë, presidenti Pendarovski mund të ndihmojë në këtë proces, por ai nuk ka marrë përsipër ndonjë obligim në atë aspekt”, thonë nga Presidenca./Telegrafi/