Telegrafi

Presidenca: Emërimi i Lafçiskit, në përputhje me ligjet

Nga Kabineti i Presidentes Gordana Siljanovska Davkova thonë se gjatë marrjes së vendimeve të saja në kuadër të kompetencave që ka, Presidentja udhëhiqet gjithmonë nga Kushtetuta dhe ligjet.

“Kështu është edhe me emërimin e shefit të shtatmadhorisë, gjeneral-major Sashko Lafçiski, i cili në këtë pozitë u emërua në përputhje me rregullat pozitive ligjore”, thonë nga kabineti i Siljanovskës.

Kjo ishte përgjigja e tyre në pyetjen mbi çfarë bazë Lafçiski është emëruar në atë pozitë, a është e vërtetë se nuk i plotëson kushtet e nevojshme ligjore dhe a është anashkaluar qëllimisht Besnik Emini.