Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, nuk do ta dekorojë ish-drejtuesin komunist në Kosovë, Fadil Hoxhën.
Kërkesa për dekorimin e Hoxhës fillimisht erdhi nga shoqata e Veteranëve të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ajo u përkrah edhe nga tetë akademikë kosovarë.
Akademikët nënshkruan një dokument më të cilin i kërkohej Nishanit që Hoxha të shpallet “Nderi i Kombit”.
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, është distancuar nga kjo kërkesë. /Klan Kosova/