Telegrafi

Presidenca e BE-së kërkon aprovimin e ndihmës financiare për Greqinë

Kryeministri grek Jorgos Papandreu, javën e kaluar kërkoi nga BE-ja, në samitin që duhet të mbahet nga fundi i javës të miratojnë marrëveshjen për të ndihmuar vendin e tij, në të kundërtën ata do të kërkojnë ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Greqia, sipas Papandreut nuk kërkon ndihmë që do ta paguajnë taksapaguesit gjermanë, francezë apo italianë, por mbështetje politike, me të cilën do t’i financojë borxhet e kredive me kamata të pranueshme.

Këtë e kërkon edhe presidenti i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barrozo, sipas tij mekanizmi i ndihmës duhet të dakordohet brenda në evrozonën.