Site icon Telegrafi

Presidenca dorëzoi komentet në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e dekretit

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, sot ka dorëzuar komentet në Gjykatën Kushtetuese përkitazi me meritat e kërkesës së pretendimeve të parashtruesve të kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Dekretit nr. 24/2020 të Presidentit të Republikës së Kosovës, dt. 30.04.2020, me të cilin Dekret, sipas propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i është propozuar Kuvendit të Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e re.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Presidentit.

Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese pezullon deri më 29 maj dekretin e Thaçit për Qeverinë e re

“Presidenti i Republikës së Kosovës e ka nxjerrë këtë Dekret pas konsultimit me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend dhe pajtimit të shumicës absolute të tyre për të formuar Qeveri të re.

Si përfaqësues i unitetit të popullit dhe garantues i funksionimit demokratik dhe kushtetues të institucioneve, Presidenti përmes nxjerrjes së Dekretit nr. 24/2020 ka vepruar në kuadër të kompetencave të tij të përcaktuara me Kushtetutë dhe sipas standardeve të përcaktuara në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO103/14”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version