int(1) Presidenca do të rishpallë konkursin për Auditor të Përgjithshëm - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Presidenca do të rishpallë konkursin për Auditor të Përgjithshëm

Tendencat për të politizuar Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, institucionit të pavarur për mbikëqyrjen e menaxhimit të financave publike, e kanë kthyer në pikën zero procesin e përzgjedhjes së shefit të ri të ZAP-it.

Zyra e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë të ditur se shumë shpejt pritet që të rishpallet konkursi i hapur për kandidatët e rinj për Auditor të Përgjithshëm të Kosovës. Kjo zyrë nuk ka mohuar dhe nuk ka komentuar nëse ka presione nga LDK-ja, e cila bllokoi emërimin e kandidatit që rezultoi nga konkursi i parë, Valbon Bytyqin, përmes mosvotimit të tij para dy javësh, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Procesi i përzgjedhjes së Auditorit të Përgjithshëm, përmes konkurrimit, do të kthehet në pikën fillestare”, ka bërë të ditur Zyra për komunikim në Presidencë.

Konkursin e parë për kandidatin për Auditor të Përgjithshëm, Zyra e presidentes e ka shpallur në prill të këtij viti. Nga 25 veta sa kishin aplikuar, 11 kanë përmbushur kriteret fillestare të konkursit, e prej tyre tre kandidatë kishin rezultuar me më shumë pikë vlerësim nga Komisioni vlerësues që ishte themeluar me dekret nga presidentja./Telegrafi/

Exit mobile version