Shumëkush mendon se Prishtina e Tirana “po bëjnë hajgare” me Luginën…Të rrallë janë nxënësit preshevarë të cilët përfundojnë shkollën e mesme pa iu ndryshuar numri në ditar.
Bardh Mehmeti vjet kishte numrin shtatë. Sivjet gjashtë. Në klasën e Bardhit, në vitin e parë, ishin regjistruar 40 nxënës. Të katërtin e filluan 34. Megjithatë, klasa nuk ka pasur asnjë ngelës.
Ndërkohë të rinjtë po e braktisin Preshevën, kurse përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginë vazhdojnë të kërkojnë reciprocitet të Luginës me veriun në Kosovës. /Koha Ditore/