Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, është futur në listën e sanksioneve amerikane, bëri të ditur Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit.
Lidhur me këtë, shefi i Presidencës, Blerim Vela, tha se SHBA-ja po i mban përgjegjës ata që e çojnë më tej agjendën e tyre politik në dëm të paqes në Ballkanin Perëndimor.
“Sot, Shtetet e Bashkuara po i mbajnë përgjegjës ata që e çojnë më tej agjendën e tyre politike në dëm të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe vazhdojnë t’i çojnë përpara aktivitetet keqdashëse të Rusisë në Serbi dhe rajon”, ka shkruar.
Sipas Thesarit, Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.
“Këto marrëveshje korruptive lehtësuan aktivitetin malinj rus në Serbi dhe rajon”, u tha në njoftim.
Po ashtu Vulin është përfshirë në krim të organizuar transatlantik, në operacionet joligjore narkotike dhe në keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Vulin ka mbajtur raporte që kanë pasur përfitim reciprok me trafikantin e armëve, Sllobodan Teshiq, duke mundësuar që dërgesat me armë të tij të mund të lëvizin lirshëm përtej kufijve të Serbisë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Aleksandar Vulin, head of Serbia’s Intelligence Service has been sanctioned by the United States. A Russian pawn exposed for his destabilizing role in the region.https://t.co/pFq6dRbkKr
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) July 11, 2023