Portieri i Manchester Unitedit, Andre Onana ka treguar se nuk ka asgjë personale me mbrojtësin Harry Maguire dhe beson shumë tek ai dhe bashkëlojtarët, pasi sipas tij janë lojtarë të mëdhenj.
Onana u pa sot (e hënë) duke i bërtitur Maguires pas një gabimi në ndeshjen miqësore të Unitedit ndaj Borussia Dortmundit.
Megjithatë, pas ndeshjes, Onana sqaroi se situata nuk kishte të bënte aspak me diçka personale, por ai përpiqet të komunikoj shumë me ekipin në mënyrë që puna ekipore të jetë sa më efikase.
“Përpiqem të flas shumë sepse e di që ai është një lojtar i mirë, një nga kapitenët e ekipit”, ka thënë fillimisht Onana.
“Është i madh dhe i mirë me topin, kështu që pres shumë prej tij. Ai është një djalë i mirë dhe kam një marrëdhënie të mirë me të”.
“Duhet të jemi gjithmonë gati dhe kam folur me atë që kur jam në portë, pres shumë nga të gjithë”.
“Unë kërkoj shumë nga shokët e ekipit, pasi edhe ata presin shumë nga unë. Ata janë lojtarë të mëdhenj, është nder për ua të luaj me këta mbrojtës”, përfundoi portieri kamerunas. /Telegrafi/