Anthony Gordon, përfaqësuesi i Anglisë, ka pësuar një aksident në Kampionatin Evropian, pasi ka rënë nga biçikleta teksa po shëtiste rreth kampit.
Ky aksident e la anësorin e Newcastle me prerje në mjekër, dhe disa lëndime më të vogla në duar dhe hundë, duke sugjeruar se rënia ishte e dëmshme.
Meqë ra fjala, të mërkurën, shumica e futbollistëve të Anglisë pushuan, përveç atyre që nuk luajtën në ndeshjen kundër Sllovenisë (0-0) u stërvitën.
Anthony Gordon fell off his mountain bike while partaking in down time activities in the England camp, but is not an injury doubt for England 👇 pic.twitter.com/5eiX9ThPik
— Sky Sports News (@SkySportsNews) June 27, 2024
Declan Rice dhe Kieran Trippier punonin në programet e tyre individuale të trajnimit, ndërsa Phil Foden mungonte pasi ai u lejua të udhëtonte në shtëpi pasi gruaja e tij lindi.
Anthony Gordon fell off a bike at the England camp 🤕#Euro2024 pic.twitter.com/iur2jKsEv5
— BBC Sport (@BBCSport) June 27, 2024
Skuadra e Anglisë ndodhet në Blankenhain të Gjermanisë, ku po përgatitet për të gjitha ndeshjet, përfshirë edhe atë të radhës kundër Sllovakisë.
Dueli mes Anglisë dhe Sllovakisë në fazën e 1/16-tës të Euro 2024 është caktuar të dielën në orën 18:00 dhe nuk pritet që lëndimi i lartpërmendur ta pengojë Gordonin të luajë nëse Southgate llogarit tek ai. /Telegrafi/