Telegrafi

Prerja e shalqirit – për 21 sekonda (Video)

Ky kuzhinieri nga Florida e Shteteve të Bashkuara, prerjen e shalqirit e ka kthyer në “art”.

Matt Jones ka publikuar një video, ku shihet duke e qëruar, ndarë dhe prerë frytin e lëngshëm.

Shpejtësia me të cilën punon 31-vjeçari, ka bërë që ai të ketë shumë famë në internet, transmeton Telegrafi.

Videoja ku Matt e kthen shalqirin në kube të vegjël, në vetëm 21 sekonda, është parë mbi shtatë milion herë. Por, mos e provoni këtë në shtëpi, sepse Matt është profesionist. /Telegrafi/