Site icon Telegrafi

Prerja e flokëve të Camila Cabello do të jetë trendi i radhës

Foto: GettyImages

Camila Cabello është e njohur për stilin e flokëve të saj, saktësisht ballukeve, një pamje që po bëhet trend këtë vjeshtë falë TikTok.

Ky stil është bërë shumë popullor gjatë karantinës, sepse është shumë i lehtë në mirëmbajtje, por këngëtarja ka kaluar në një tjetër prerje të flokëve.

Më 22 tetor, Cabello debutoi një lob dredha-dredha në Instagram.

“Unë kam pasur flokë të gjatë gjatë gjithë jetës sime është koha të ndjej ajrin në këto shpatulla”, shkruan Camila ndër të tjera.

Gjatësia e re e këngëtares është në mënyrë dramatike më e shkurtër se prerja e saj e zakonshme.

Foto: GettyImages

Bazuar në etiketimet e Cabello, prerja e freskët e këngëtares është puna e stilistit të famshëm Dimitri Giannetos , i cili theksoi kaçurrelat natyrore, në vend të valëve të lirshme që ajo preferon zakonisht në tapetin e kuq. /Telegrafi/

Exit mobile version