Telegrafi

Prerja Cezariane e sigurt

Ky zbulim i ri është në kundërshtim me një studim të mëparshëm, i cili e kishte lidhur prerjen Cezariane me vdekjen e fëmijës së ardhshëm.

Hulumtuesit nga Universiteti i Calgarit në Kanada, të cilët janë të merituarit për këtë studim, kanë thënë se studimi i mëparshëm nuk e ka marrë në konsideratë peshën e nënës e cila ka ndikim edhe në prerjen Cezariane edhe në shtatzëninë e ardhshme.

Studimi i ri është bazuar në rreth 160.000 femra të cilat kanë lindur me prerje Cezariane, të cilat pastaj janë përcjellë edhe në shtatzënitë e ardhshme duke pasur parasysh të gjithë faktorët tjerë të cilët mund të kenë ndikim në shëndetin e fetusit, diabeti i nënës, pirja e duhanit gjatë shtatzënisë, pesha e nënës dhe hipertensioni.