Tabletat të cilat përmbajnë karoten i japin lëkurës vetëm ngjyrë të caktuar, nuk e mbrojnë nga dielli dhe mund të jenë të rrezikshme për sytë dhe mëlçinë.
Preparatet për vetënxirjen (bronzimin) e lëkurës mundësojnë dhënien e tenit të lëkurës me anë të rrugëve kimike. Këto lloj produktesh rekomandohen nëse dëshironi të keni ngjyrë të njëtrajtshme të lëkurës gjatë gjithë vitit: është mënyrë tërësisht e sigurt dhe nuk ka efekte të dëmshme sikur solariumi.
Në këtë mënyrë fitohet ngjyra e dëshiruar e lëkurës pa iu ekspozuar rrezeve ultravjollce.
Megjithatë, për të qëndruar ngjyra e dëshiruar, këto preparate është e domosdoshme që të vendosen çdo 7-14 ditë, sepse shtresat më sipërfaqësore të lëkurës vazhdimisht luspohen dhe largohen nga sipërfaqja e saj.
Nuk guxojmë të harrojmë se preparatet për vetënxirjen e lëkurës nuk e mbrojnë lëkurën nga veprimi i dëmshëm i rrezeve UV dhe nuk duhet t’i përdorim si parapërgatitje për t’u rrezitur. /Telegrafi/