Site icon Telegrafi

Prenkaj: Nëse Kosova nuk hyn në dialog, alternativa do të jetë shumë e keqe (Video)

Analisti Adrian Prenkaj ka theksuar se nëse Kosova nuk e vazhdon dialogun me Serbinë, alternativa e kësaj do të jetë shumë e keqe.

Ai në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjini ka theksuar se Kuvendi dhe partitë politike duhet t’i marrin përgjegjësitë që ju takojnë në këtë proces.

“Kjo është marrëveshja ma e mirë që ka pas mundësi me marrë Kosova. Negoaciata nuk do të thotë me qenë fitues, por me arrit një mirëkuptim në mes të dyja palëve”, ka shtuar Prenkaj. /Telegrafi/

Exit mobile version