Në Info Magazine e Klan Kosovës, i ftuar ishte Prenk Gjetaj – kryetar i Komisionit për të pagjetur e Kosovës.
Në emision ai ka folur rreth gërmimeve që po bëhen te kampusi i Universitetit të Prishtinës (në afërsi të Kishës Ortodokse Serbe), ku po dyshohet se mund të ketë varrezë masive.
“Sot është filluar në pikën e parë dhe do të kryhen edhe pikat e tjera. Deri me tash nuk ka ndonjë element që na jep me kuptu se është varrezë masive. Nuk ka mbetje mortore aty”, ka thënë ai.