Telegrafi

Prenga, 23 vjeçari shqiptar kampion i Evropës(Video)

Ndeshja me 4 raunde e vlefshme për peshat 100 kg, e zhvilluar nën një atmosferë të nxehtë ishte e dyluftuar deri në raundin e fundit, ndërkohë që “kickboxer”-i shqiptar siguroi avantazh me pikë që në raundin e parë dhe të dytë, edhe pse u deshën sekondat e fundit që greku të dorëzohej pa mbaruar sfida, transmeton tch.

Pas fitimit të gjerdanit të artë të Evropës, i akorduar nga Federata Ndërkombëtare e “Kickbox”-it, 23-vjeçari shqiptar u shpreh i lumtur për arritjen e suksesit dhe falënderoi publikun shqiptar që e mbështeti gjatë duelit me rivalin grek.

Shqiptari nokauton grekun

Posted by Telegrafi Sport on 2016-02-19