Telegrafi

Pren Marashi: Politikanët e kujtojnë Betejën e Koshares, vetëm kur kanë nevojë për vota (Video)

Pas luftës në Kosovë, janë shtruar qindra kilometra rrugë nga Qeveria e Kosovës. Por, rruga 7-kilometërshe në Koshare, mbetet ende e dëmtuar, ani pse liderët e vendit “Betejën e Koshares” e kujtojnë si betejën më të madhe të luftës së UÇK-së, raporton KTV.

Ish-kryeministri Hashim Thaçi, por edhe tani kryeministri Isa Mustafa, kanë premtuar rregullimin e kësaj rruge dhe kompleksin memorial.

Familjarë të dëshmorëve Afrim Gashi dhe Xhafer Lipoveci, të cilët të enjten kanë shënuar 17-vjetorin e rënies së bijve të tyre, thonë se vazhdimisht kanë vështirësi për të ardhur të kompleksi memorial.

Ata thonë se kjo është rrugë e krenarisë, janë të zhgënjyer me institucionet e pasluftës.

Kurse, ish-komandanti Pren Marashi, ka akuzuar liderët politik për mospunë. Sipas tij, atyre u kujtohet “Beteja e Koshares” vetëm kur kanë nevojë për vota.