Site icon Telegrafi

Premton t’i vjedh qytetarët, zgjidhet kryetar komune

Josko Risa është votuar si kryetar komune në Prolozac me një fitore shumë të ngushtë duke përdorë parullën: "Të gjitha për mua – asgjë për ju".

"Vetëm u kam thënë të vërtetën. Ky qytet do të jetë si një biznes familjar. Nëse unë fitoj diçka, do të fitojnë edhe ata", ka sqaruar ai.

Njerëzit lokal të cilët e kanë mbështetur Risan thonë se do të ishin të lumtur ta kenë atë si kryetar komune, përkundër zotimeve të tij bizare.

“E dimë se në çka po e fusim veten”, ka thënë 57-vjeçari Ivan Vjisnic.

"Ne do të vidhemi edhe ashtu. Së paku ai është bërë i sinqertë dhe na ka treguar paraprakisht për këtë. Dhe siç ka thënë ai nëse gjërat bëhen mirë për të, atëherë do të bëhen edhe për ne”, ka shtuar Vjisnic.

Exit mobile version