Site icon Telegrafi

I premton punë në Gjermani, e mashtron për 80 mijë denarë qytetarin nga Maqedonia

Gjatë ditës së djeshme I.M (32) në polici ka denoncuar se më datën 11 deri 16 të këtij muaji është mashtruar nga personi D.K, në lidhje me një shpallje në “Reklama 5” për punësim në Gjermani.

I dëmtuari ka kontaktuar për punë në Gjermani me personin D.K, i cili i ka shpjeguar procedurat për dokumentacionet dhe i ka thënë se menjëherë duhet të bëjë pagesë në xhirollogari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I.M duke menduar se gjithçka është në rregull ka bërë pagesën prej 80 mijë denarëve, ndërsa më vonë e ka kuptuar se ka qenë i mashtruar.

Nga policia thonë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/

Exit mobile version