Telegrafi

Premton më shumë reforma në FMN

Lagard, tha se bota do të vazhdojë të ndryshojë, dhe pranoi se këto ndryshime duhet të pasqyrohen në përbërjen e forumeve drejtuese dhe të njerëzve që punojnë në Fondin Monetar.

Përfaqësues të disa vendeve kishin kërkuar që një kandidat nga një ekonomi me zhvillim të shpejtë të zgjidhej në krye të FMN-së, por zgjedhja e zonjës Lagarde në këtë post ishte në vazhdën e traditës që ky institucion të drejtohet nga një evropian. Lagard u zgjodh në këtë post javën e kaluar dhe e filloi mandatin e saj pesë-vjeçar më 28 qershor.

Francezja Kristine Lagard, u zgjodh ne krye te Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke u bërë kështu femra e parë në krye të këtij institucioni ndërkombëtar financiar. Zgjedhjen e saj e konfirmoi Bordi Ekzekutiv me 24 anëtarë. /Telegrafi/