Presidenti jugafrikan Cyril Ramaphosa, nuk do të japë dorëheqje pavarësisht skandalit me paratë e vjedhura nga ferma e tij, ka bërë të ditur zëdhënësi i tij Vincent Magëenya
Siç raporton BBC, ai kishte fshehur sasi të konsiderueshme të parave në fermën e tij private, e më pas ka tentuar ta fshehë vjedhjen e tyre, transmeton Telegrafi.
Skandali ka ndodhur në qershor, kur ish-shefi i shërbimit sekret të Afrikës së Jugut, Artur Freizer, paraqiti një raport policie duke akuzuar presidentin për fshehjen e vjedhjes së katër miliona dollarë para të gatshme nga ferma e tij në vitin 2020.
Ramaphosa ka pranuar se janë vjedhur paratë, por se ka theksuar se bëhet fjalë për 580 mijë dollarë, e jo katër milionë dhe se ato ishin para nga shitja e demave.
Megjithatë në gjykatë është bërë e ditur se kishte dyshime nëse në të vërtetë ka ndodhur shitja e demave.
E këto akuza janë tejet të dëmshme për Ramaphosan, i cili erdhi në pushtet duke premtuar se do të luftojë korrupsionin, në të cilin vendi i tij ishte zhytur thellë.
Sot dhe nesër partia në pushtet, Kongresi Nacional i Afrikës (ANC) president i të cilës është Ramaphosa, do të mblidhet për të vendosur për hapat e mëtutjeshëm. /Telegrafi/