Telegrafi

Premtohet transparencë për koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës

Në mbledhjen e Grupit ndërministror dhe kompanisë që do të merret me analizën e aeroportit të Prishtinës, ministri Fatmir Limaj premtoi transparencë dhe efikasitet në përfundimin e këtij projekti.

Sipas Limajt, pas rekomandimeve që do të bëjë kompania Naco Innova do të jetë Qeveria e Kosovës ajo që do të vendosë për të ardhmen e Aeroportit të Prishtinës.

Ndërkaq, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, tha se objektiv i qeverisë së Kosovës nuk është vetëm modernizimi i aeroportit por edhe kujdesi rreth mënyrës së dhënies me koncesion apo privatizimin e aeroportit.

Përfaqësuesit e kompanisë, që ka fituar tenderin për vlerësimin e aeroportit të Prishtinës, premtuan se do të paraqesin para Komisionit ndërministror një studim të hollësishëm për aeroportin e Prishtinës. I gjithë ky proces pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti.