Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, uron minatorët 28 gushtin, gjegjësisht Ditën e minatorëve të RM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Minatorët shumë vite ishin lënë pas dore edhe në margjinat e shoqërisë. Në vitin 2007, pushteti i kryesuar nga OBRM-PDUKM hoqi dispozitat nga Ligji për sigurim pensional dhe invalidor me të cilat iu shkurtohet mundësia për pensionim të minatorëve vetëm në bazë të stazhit pensional.
Shumë minatorë në 10 vitet e fundit janë përballur me padrejtësinë për të punuar edhe mbi moshën 55-vjeçare, edhe pse në një periudhë të caktuar kanë pasur pagesë të stazhit të mirëfilltë”, informon MPPS.
Ashtu siç theksohet në kumtesë, është duke u punuar në zgjidhjen ligjore me të cilën këto padrejtësi do të tejkalohen. /Telegrafi/