Telegrafi

Premtohet ndërtimi i muzeut të bashkëjetesës fetare në Tiranë

Mediat në Tiranë njoftojnë se Rama e ka prezantuar projektin për muzeun e ri së bashku me studiues, historianë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare.

“Ky është një projekt që i duhet Tiranës. Ky është një muze që i mungon Tiranës. Si çdo projekt i domosdoshëm, si çdo objekt i munguar në një realitet, na detyron për një qasje inteligjente dhe një qëndrim të suksesshëm”, tha Rama, i cituar nga e përditshmja Shekulli.

Muzeu pritet të ndërtohet pranë xhamisë së re që është premtuar nga Rama në qendër të Tiranës dhe dy katedraleve, katedrales katolike dhe katedrales ortodokse.

Ish-ministri i jashtëm, historiani Paskal Milo ka thënë se Tiranës i ka munguar një muze i tillë dhe ky muze do të kthehej në një qendër të madhe kulturore, ku të reflektohet bashkëjetesa, mirëkuptimi dhe qytetaria. /Telegrafi/