Vdekja e kryetarit legjendar të FFK-së ka prekur shumë edhe futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës.
Njëri nga ta është edhe mesfushori kryesor Herolind Shala.
Vokrri dy ditë para se të ndërronte jetë ishte në vizitë te Shala pasi ky i fundit kishte thyer dorën në ndeshjen miqësore Kosovë – Shqipëri 3-0.
Shala tejet i mërzitur ka marrë pjesë në varrimin e futbollistit më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave.
Pas varrimit mesfushori nga Drenasi ka dhënë një premtim të madh.
26-vjeçari ka publikuar një foto nga varrimi i legjendës dhe ka shkruar se një ditë do ta dërgojnë Kosovën në një kampionat botëror ose evropian për të.
“Lamtumirë Legjendë, një ditë do ta dërgojmë Kosovën në evropian ose botëror për ty”, ka shkruar Shala.
Shala ka qenë ndër lojtarët më të pëlqyer të Vokrrit te Kosova falë angazhimit dhe grintës së madhe që tregonte në fushë.
Ndryshe përveç Shalës në varrim nga futbollistët ishin edhe Valon Berisha dhe Samir Ujkani. /Telegrafi/