Telegrafi

“Premtimet vs realizimet”, puna e komunave për katër vitet e kaluara (Dokument)

Ditën e hënë (25 shtator) do të fillojë zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të cilat është planifikuar të mbahen më 15 tetor, ndërsa partitë politike me në krye kandidatët e tyre për kryetarë komunash kanë filluar të tregojnë për atë që kanë realizuar në mandatet e kaluara dhe atë që do të realizojnë nëse fitojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Prizma.mk ka realizuar një hulumtim në lidhje me buxhetet e gjitha komunave në Maqedoni. Sa ka qenë shuma e planifikuar për investime dhe sa në realitet janë realizuar ato investime, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ajo që bie në sy është se në komunat me të cilat kanë udhëhequr kandidatë shqiptarë, në asnjërën prej tyre nuk është realizuar mbi 50% për qind e premtimeve ose e buxhetit të planifikuar për investime.

Më poshtë i keni disa nga komunat shqiptare dhe statistikat e tyre të buxhetit gjatë mandatit të kaluar (2013-2017), ndërsa statistikat e gjitha komunave mund t’i shikoni këtu./Telegrafi/

Komuna e Tetovës – Teuta Arifi (BDI):

Komuna e Gostivarit – Nevzat Bejta (BDI):

Komuna e Çairit – Izet Mexhiti (BDI):

Komuna e Strugës – Ziadin Sela (PDSH, LR-PDSH):

Komuna e Likovës – Sadulla Duraku (BDI):