Premtimet parazgjedhore me afat deri në mbarim të zgjedhjeve – kështu banorët e fshatit Slivnik e tregojnë problemin me rrugët me gropa, të cilën janë duke e pritur një dekadë të rregullohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Banorët e këtij fshati thonë se e ndjejnë veten të shfrytëzuar dhe po mendojnë që të mos votojnë fare në zgjedhjet e parakohshme paralamentare.
Në këtë fshat nuk ka as mjek, as shitore ndërsa banorët janë lodhur duke udhëtuar për çdi ditë në Veles.
Kryetari i komunës, Sllavo Çadiev, thotë se ka e ka punuar projektin, e kësaj rruge 5.8 km të gjatë, mirëpo kushton 35 milion denarë, shumë që komuna nuk arrin ta mbulojë.
“Unë i thirra banorët në mbledhje dhe i pyeta se çfarë kanë prioritet, ata zgjodhën kanalizimin. Dhe thanë se për rrugën mund të presim”, deklaroi Çadiev.
Ky fshat ka rreth 1500 banorë, kurse partitë kalkulonjë rreth 700 vota./Telegrafi/