Telegrafi

Premtimet e (pa)qëndrueshme të Qëndronit!

Qëndron Kastrati. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Në debatin ‘Jeta në Komunë’ kryetari Qëndron Kastrati u sfidua edhe me premtimet që i kishte dhënë në vitin 2017 atëherë kur kërkonte votën e qytetarëve të Kamenicës për të udhëhequr me Komunën.

Kastrati kishte premtuar ‘ujë për të gjithë’, por në anën tjetër vetëm 9 prej 58 vendbanimeve në Kamenicë kanë ujësjellës, ndërsa në 3 vite mandat Kastrati tha se janë duke punuar në sigurimin e ujit të pijshëm.

“Rreth 70 për qind e territorit është kodrinorë-malor edhe janë disa vende ku nuk parashihet rrjet i ujësjellësit sepse janë 4 apo 5 shtëpi. Në vitin 2013 ka fillu projekti ku është Shipashnica e Poshtmë, Dajkoci, Muqiverci, Rogana, Novosella janë të gjitha në përfundim. Ka mbet Hogoshti, Petriti, Karaçeva dhe Busavata dhe të gjitha do të realizohen në kohën që parashihet, deri në fund të mandatit”, tha ai.

Kastrati kishte premtuar edhe E-kioskun për të cilin tha që brenda 7 muajve qytetarët do të mund të kryejnë shërbimet e tyre.

“Ende nuk është, sfida dhe ballafaqimi është kush din me e zhvillu projektin mirë. Jemi t`u i pas sfidat me OSHP-në dhe mendoj që brenda 6 muajsh do të zgjidhet”, tha Kastrati./kallxo.com