Telegrafi Maqedoni ju sjell të përmbledhura takimet e partive më të mëdha me qytetarët gjatë ditës së djeshme të fushatës së zgjedhjeve lokale.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dje ka qenë para votuesve të Komunës së Bogovinës dhe Vrapçishtit. Ahmeti mes tjerash ka thënë se janë të lumtur se janë zgjidhja e vetme e qytetarëve dhe zgjidhja e parë për 15 vite.
Aleanca për shqiptarët ka qenë me banorët e Kumanovës dhe rrethinës. Sela gjithashtu ka qëndruar edhe me votuesit e Strugës dhe rrethinës ku ju ka premtuar jetë më të mirë.
PDSH-ja ka qenë në mesin e qytetarëve në lagjen ”Tetovarja” në Tetovë dhe me banorët e Grupçinit në Komunën e Zhelinës ku ka premtuar qëndresë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.
Koalicioni ”Aleanca për shqiptarët” i përbërë nga UNITETI dhe RDK kanë qenë në promovimin e kandidatit Shpat Iseini në Gostivar dhe rrethinë.
LSDM-ja ka qenë në Sveti Nikole dhe Veles ku kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka paraqitur kandidaturat e partisë dhe ka premtuar jetë më të mirë për të gjithë duke ju thënë se është duke punuar shumë për zhvillim të barabartë rajonal.
OBRM-PDUKM-ja ka qenë në mesin e qytetarëve të Makedonski Brod-it. Gruevski ka premtuar kushte më të mira për të ardhmen duke thënë se në 15 vitet e kaluara papunësia është zvogëluar për 66% në Makedonski Brod dhe rrethinë. /Telegrafi/