Telegrafi

Premium Summer Fest Vol.3 si asnjëherë më parë

Kjo e hënë, 10 korrik 2017, shënoi fillimin e “Premium Summer Fest 2017”, festival ky i pari i këtij lloji, i idejuar dhe filluar nga Duplex Premium në vitin 2015.

Festivali i cili i bën bashkë DJ më të njohur vendor e ndërkombëtar, si dhe artistët më të mëdhenjë të skenës shqiptare, do t’i mbajë dyert hapur çdo ditë, nga e hëna në të dielën, për më shumë se 1 muaj rresht.

Nata e mbrëmshme e cila vazhdoi deri në orët e hershme të mëngjesit është vetëm hapja e këtij festivali, i cili do të sjellë befasi, shumë prej tyre për herë të parë në vendin tonë.

Duplex Premium ka ditur gjithmonë të sjellë risi, dhe të dhurojë netë e atmosfera festive të cilat u ngjasojnë atyre të klubeve më të mëdha botërore. Jo më kot është edhe klubi i vetëm vendor, kualiteti dhe cilësia e të cilit është njohur edhe ndërkombëtarisht, ku në Maj të vitit 2013, u zgjodh ndër klubet më të mira botërore, duke fituar “FashionTV Nightlife Award”.

Se është i pakonkurencë e vërtetoi edhe me Moët Party, festa e parë zyrtare e mbajtur në vend, që e vendosi Kosovën në hartën e Moët Party Day, duke bërë kështu histori, në mesin e 433 klubeve të botës.

E stafi i Duplex Premium premton që ky është vetëm fillimi. Të papritura të mëdha po na presin, nga ata që gjithmonë dijnë të jenë lider të kënaqësisë.