Telegrafi

“Premium Bakery” fillon rrugëtimin në tregun ndërkombëtarë

Lideri Vendor i njohur “Premium Bakery” ka arritur një pikë të rëndësishme duke u bërë kompania e parë kosovare që ka siguruar një kontratë furnizimi me Rewe Group, një nga zinxhirët më të mëdhenj të tregut në Evropë. Kjo arritje e jashtëzakonshme e Premium Bakery, e pozicionon atë edhe krahas lidereve ndërkombëtarë në këtë industri dhe si shembull për bizniset Kosovare.

Premium Bakery tani do të eksportojë Baguette-in e saj të famshëm në dyqanet e Rewe Group, të vendosura në Austri. Baguette-t e Premium Bakery janë shumë të njohura për shijen dhe cilësinë e tyre në mesin e konsumatorëve në vend dhe tani, me hyrjen e tyre në tregun austriak përmes Rewe Group, këto Baguette, do të depërtojnë edhe në atë ndërkombëtar.

Kompania  veçse ka të punësuar mbi 300 punëtorë  dhe vepron në mbi 35 Super markete me pika të shitjes/furra në Kosovë dhe ofron një gamë të gjerë prej mbi 100 produktesh, duke shtrirë aktivitetin e distribuimit në mbi 1000 Ushqimore.

Vendimi i Rewe Group për të zgjedhur Premium Bakery si furnizues zyrtar flet shumë për standardet e jashtëzakonshme të prodhimit dhe përkushtimin e fabrikës me pajisje të vecanta dhe teknologjinë më të avancuar në rajon për të ofruar produkte me cilësi të lartë.Me këtë marrëveshje, Premium Bakery ka demonstruar përkushtimin e saj ndaj përsosmërisë që nga viti 2000 dhe aftësinë e saj për të konkurruar në një shkallë ndërkombëtare.

Ky bashkëpunim jo vetëm që forcon reputacionin e Premium Bakery si një markë e klasit të parë, por gjithashtu shfaq aftësitë dhe potencialin e bizneseve kosovare në skenën globale. Suksesi i Premium Bakery në sigurimin e një kontrate me një zinxhir të madh tregu evropian thekson potencialin që bizneset e tjera kosovare të eksplorojnë mundësitë ndërkombëtare. Ai shërben si frymëzim për sipërmarrësit vendas dhe i inkurajon ata të synojnë më lart dhe të përpiqen për përsosmëri në fushat e tyre përkatëse.

Kontrata e Premium Bakery me Rewe Group shënon një moment historik të rëndësishëm për kompaninë dhe gjithë komunitetin e biznesit kosovar.