Telegrafi

Premierë: Zayn Malik vjen me klipin e ri “Entertainer”

Zayn Malik ka publikuar projektn e tij më të ri muzikor.

Zayn reflekon në romancën e tij të kaluar në klipin e ri “Entertainer” që u realizua në Doylestoën të Pennsylvanias.

Klipi me ngjyrim të erët vazhdon aty ku e la këngëtari me “Dusk till Dawn” dhe “Let Me”.

Zayn pritet që të lansojë album të ri pas atij në vitin 2016, “Mind of Mine”.

Muaj më parë ai publikoi videoprojektin “Let Me” që arriti 91 milionë dëgjime në Spotify.

Zayn Malik të gjitha këngët i ka të motivuar nga jeta private pas ndarjes nga Gigi Hadid. /Telegrafi/