Ed Sheeran dhe Eminem janë përkujdesur që të sjellin videoklip të ri me rastin e Shën Valentinit.
Legjenda e repit nga Detroiti lansoi klipin e pritur për projektin që është pjesë e albumit “Revival” duke angazhuar regjisorin e njohur, Emil Nava.
Videoklipi flet për një histori dashurie të Eminemit, i cili nuk pëlqen lajmet për jetën e tij private.
Rolin e aktores në këtë videoklip e luan Sarah Ashley Toups, e cila është në rolin e të dashurës së reperit.
Eminem pati sukses të madh me “Revival”, por jo aq sa me “Marshall Mathers LP 2” që vazhdon të jetë albumi më i shitur i tij në javën e parë debutuese.
Reperi nga Detroit kohë më parë konfirmoi se po vazhdon të punojë për muzikë të re në vitin 2018.
Ed Sheeran ndërkaq kishte një nga vitet më të suksesshme në karrierë, me hitin “Perfect” që u rikrijua në plot tri versione. /Telegrafi/