Hip hop yjet e Babastars, Onat, Cozman dhe Agon Amiga, kanë publikuar projektin e ri të tyre.
“Pronto” titullohet kënga e re e cila ka kohë që po punohet.
Ky projekt vjen në vazhdën e këngëve të reja të Babastars.
Vetëm pak kohë më parë u publikuan shumë këngë të suksesshme.
“Bisha me 2 koka”, “Tarantino”, “Shih ti Kishe”, ishin vetëm disa nga projektet e fundit të Babastars.
Muzika u punua nga BO Beats.
Videoklipi mjaft interesant u punua nga Mojo Productions.