Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe videoklipin “E boj temën”.
Edhe kësaj here ai vjen në stilin e tij, duke sjellë një klip pak më kontravers, madje me disa skena erotike.
Orkestrimi është realizuar nga Nurteel Morina dhe Granit Gashi në “Massive Studio”, gjersa videoklipi nga Max Production.
Ky projekt shënon një rikthim të reperit në muzikë, i cili ka mëse një vit që nuk ka publikuar këngë të re, që nga festivali “Kënga magjike 2015”. /Telegrafi/