Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi dhe rap artisti i ri Anxhelo Koçi kanë sjell për publikun projektin e tyre më të ri “Më fa’ 2”.
Kënga në fjalë është një vazhdim i këngës shumë të suksesshme “Më fal 1” të cilën Stresi e solli në bashkëpunim me artisten Albresha vite më parë.
Në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, Stresi kishte rrëfyer detajet e këtij bashkëpunimi shumë interesant, që gjithashtu shpreson të pëlqehet nga publiku.
“Kënga “Më fal” me Albreshën ishte një sukses i vërtetë, një këngë e madhe plot dashuri, realitet, romancë e vuajtje, e kam vlerësuar shumë dhe është hit i padiskutueshëm. Në këngën “Më fal 2″, djali që këndon në refren është pjesë e bashkëpunimeve të labelit BB4Life, Anxhelo Koçi, një super talent. Kënga është e bazuar në një histori të vërtetë, një këngë në të cilën Stresinjo kthehet me një super këngë dhe një super femër”, ishte shprehur Stresi për Telegrafin.
Ndryshe, kënga është punuar nga vet Anxhelo dhe Xhulio Milloshi, tekstin e ka shkruar edhe Stresi, ndërsa klipi është punuar nga ND Film Production. /Telegrafi/