Xhelozia titullohet kënga më e re e Mozzikut.
Reperi i njohur Mozzik ka publikuar projektin më të ri.
“Ai është punuar nga dyshja Zzap dhe Chriss, tekstin si çdo herë tjetër e kam shkruar unë, ndërsa për klipin po kujdesen produksioni FilmNation”, ka thënë ditë më parë Mozzik për Telegrafin.
“Kënga flet për xhelozinë në një lidhje dashurie, e cila është diçka që na prek të gjithëve në realitet, ku normalisht përjashtim nuk bëj as unë, por nuk do të thotë që është një projekt qind për qind dedikuar vetes”, tregon më tej ai.
Ndryshe projekti i fundit i reperit ishte “Kuks” i publikuar dy muaj më parë.
Ky projekt është shikuar mbi 6 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/