Telegrafi

Premierë: Publikohet “Nanë”, projekti më i ri nga Violetë Kukaj Retkoceri (Video)

Këngëtarja e njohur Violetë Kukaj Retkoceri ka vendosur të rikthehet në muzikë me projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin  “Nanë”.

Ndonëse ka vite që nuk ka publikuar këngë të re, me këtë projekt ajo ka thyer heshtjen duke hedhur poshtë të gjitha thashethemet se ajo është tërhequr nga muzika, apo se zëri i saj nuk është në formë.

Një baladë plot emocion e punuar nga Ilir Berani, e riktheu këngëtaren më në formë se kurrë.

Projekti është finalizuar edhe me videoklip, për realizimin e të cilit janë kujdesur produksioni XL Films. /Telegrafi/