2 Ton, një nga reperët më produktiv në muzikë ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri, këngën dhe klipin “Prej asaj nate”.
Ndonëse ka kaluar vetëm një muaj nga publikimi i këngës shumë të suksesshme “Diçka tjetër”, 2 Ton përsëri mblodhi forcat për të sjellë në treg një tjetër hit.
“Prej asaj nate” është punuar nga Cruel P, gjersa tekstin e ka shkruar vet reperi.
Videoklipi është realizuar në Shqipëri nga Max Production., teksa kësaj here reperi vjen më i thjeshtë në stil. /Telegrafi/