Këngëtari i njohur i muzikës rock Shpat Deda, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri me titull “Ninullë”.
Kënga është baladë e lehtë, për muzikën dhe tekstin është kujdesur vet këngëtari, gjersa klipi është gjithashtu mjaft i veçantë.
Klipi “Ninullë” ka mbledhur një kasë të madhe aktorësh të njohur si: Melihate Qena, Adriana Matoshi, Blerta Ismaili, Armend Smajli, Kaona Matoshi, Bojken Matoshi, Sindi Muharremi, Redon Cenaj etj, të cilët me profesionalizëm aktruan duke sjell skena që i përshtaten dashurisë .
Një dimension tjetër i ka dhënë këtij projekti edhe prania e aktores së njohur Arta Dobroshi, e cila nuk ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e këtij ‘filmi të shkurtër’.
“Ninullë” sjell një frymë ndryshe në tregun muzikor, i cili ka mungesë të projekteve të tilla, të cilët cilësohen si të veçantë përderisa transmetojnë vlerën e vërtetë të artit.
Ky projekt është përkrahur edhe nga Komuna e Prishtines dhe Momento & 2B studio. /Telegrafi/