Telegrafi

Premierë: Mozzik publikon “Me hile” (Video)

Reperi i njohur Mozzik ka publikuar videoprojektin e tij më të ri “Me hile”.

Kënga është realizuar nga dyshja e famshme Zzap dhe Chriss, gjersa për tekstin është kujdesur vet reperi.

Videoklipi është mjaft interesant, dhe i punuar me mjeshtri nga XL Films.

Mozzik dhe produksioni XL kanë shfrytëzuar ngricat në ujvarën e Mirushës të cilat u formuan këto ditë shkas i temperaturave të ulëta, për t’i shfrytëzuar si prapavijë interesante për klipin e ri.

“Me hile” pritet të jetë një tjetër sukses i radhës për artistin e ri. /Telegrafi/