Telegrafi

Premierë: Machiato Band publikojnë klipin e ri “Premtimet” (Video)

Grupi i njohur Machiato Band kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri, këngën dhe klipin “Premtimet”.

Pas një mungese mjaft të gjatë në muzikë, ata kanë vendosur që të vijnë me një baladë, e cila është punuar nga vet grupi në studion e Black Fish.

Tekstin e ka shkruar Chipsi, gjersa për videoklipin janë kujdesur BUG Production.

Mbetet të shihet se sa do të pëlqehet kënga e re e grupit, të cilët numërojnë tashmë disa hite në karrierën e tyre. /Telegrafi/