Telegrafi

Premierë: Ledri Vula vjen me “A jena mirë” (Video)

Reperi i njohur Ledri Vula ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe videoklipin “A jena mirë”.

Kësaj here ai vjen mjaft i freskët në zhanrin hip-hop dhe R&B, me një tekst të shkruar nga ai vet.

Muzika dhe inçizimi janë punuar nga Big Bang në “Red Box”, gjersa videoklipi është shumë i veçantë dhe i realizuar deri në detaje nga EnterMedia.

“A jena mirë”, pritet të jetë një tjetër sukses i radhës për reperin Vula, projektet e të cilit kanë qenë gjithmonë hite. /Telegrafi/