Jennifer Lopez ka treguar edhe një herë dashurinë e saj për paranë me projektin e fundit të saj “Diner”.
Kënga ritmike është e gjitha vetëm për të hollat, kurse Jennifer Lopez flet për shumë kontrata të saj që i ka fituar në karrierë.
Jennifer Lopez tashmë ka nisur xhirimet e klipit të ri me artistët i cili do të publikohet së shpejti.
Ndërkaq, për herë të parë ajo do ta përformojë këtë këngë në Billboard Music Awards.
Këngëtarja kështu shënon rikthimin e madh për këtë vit, në kuadër të albumit të saj “Us” i cili është në publikim e sipër.
Jennifer Lopez aktualisht po shijon lidhjen me yllin e bejsbollit, Alex Rodriguez.
Ajo ka dy fëmijë nga martesa e saj me Marc Anthonyn. /Telegrafi/