Telegrafi

Premierë: Gold Ag dhe Kaltrina Selimi publikojnë “Pa ty” (Video)

Reperi Gold Ag dhe këngëtarja Kaltrina Selimi kanë publikuar këngën dhe videoklipin e tyre më të ri “Pa ty”.

Kënga është baladë, për muzikën e saj është kujdesur Genc Prelvukaj, tekstin e ka shkruar Gold Ag, e ndërsa videoklipi i është besuar produksionit nga Gjilani, Urban Graphics.

“Pa ty” pritet të jetë një tjetër sukses i artistëve, të cilët për herë të parë janë bërë së bashku për të sjellë një bashkëpunim më ndryshe. /Telegrafi/