Telegrafi

Premierë: Gjiko vjen me këngën e re “Je shku” (Video)

Reperi i njohur Gjiko ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe videoklipin “Je shku”.

Muzika është realizuar nga producenti i njohur, njëherit vëllau i këngëtarit, Big Bang Beats, gjersa tekstin e ka shkruar vet Gjiko.

Videoklipi është mjaft interesant dhe karizmatik, gjersa për realizmin e tij janë kujdesur produksioni Entermedia.

Kënga pritet të jetë një sukses i radhës për reperin, njashtu si projektet e tij paraprake, të cilat dëshmuan suksesin edhe me shifra të mëdha klikimesh në YouTube. /Telegrafi/