Site icon Telegrafi

Premierë: Evi Reçi publikon projektin e veçantë “In my room” (Video)

Këngëtarja e njohur Evi Reçi ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor “In my room”, pas një pauze të shkurtër në muzikë.

Kënga e re është në gjuhë angleze dhe është punuar nga Bojken Lako, gjersa stili i këngës është më ndryshe se herët e tjera.

Lexo po ashtu Befason Evi Reçi, a është edhe ajo në "Illuminati"? (Foto)

Këngëtarja kësaj here ka ardhur më ndryshe edhe në videoklip, ku për herë të parë është paraqitur më provokuese dhe e ekspozuar se asnjëherë.

Evi Reçi më e ekspozuar dhe provokuese në klipin e ri “In my room”.

Evi ka vënë në pah mjaft mirë format e saj trupore me lëvizjet e performancës në klip.

“In my room” është një ndër projektet e rralla që ngjason me ato ndërkombëtare, me ç’rast edhe është realizuar në anglisht nga Evi Reçi në stilin e këngëtares së njohur Lady Gaga. /Telegrafi/

Exit mobile version