Telegrafi

PREMIERE – Etnon feat Dj Dagz – Turn me on (Video)

Grupi Etnon nuk e ka ndërmend të ndalet kësaj vere.

Pas suksesit të madh që patën në bashkëpunim me Genta Ismajlin me këngën “Shake it”, ata sapo kanë lansuar këngën e tyre më të re “Turn me on”.

Për tekstin dhe muzikën e këngës është kujdesur vetë Genc Prelvukaj, ndërkaq për videoklipin i cili përmbanë skena të nxehta verore është kujdesur Max Production, transmeton Telegrafi.

Videoklipi është gjiruar në bregdetin shqipëtar kryesisht në Durrës dhe Vlorë.

Më poshtë mund ta shikoni videoklipin: