Telegrafi

Premierë: Essto publikon “Për çdo natë” (Video)

Artisti i ri nga Peja, Essto ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Për çdo natë”.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga producenti i njohur Irkenc Hyka, në studion e tij “Unix Production”.

Kënga është e zhanrit R&B dhe teksti i saj flet për dashurinë.

“Për çdo natë” është publikuar edhe me një klip, të punuar nga produksioni Imagien Films.

Ky është projekti i parë debutues i artistit, ndërkohë që vetëm para pak muajsh, ai solli edhe coverin e tij të parë “Hold on we’re going home”, i cili është pëlqyer shumë nga publiku. /Telegrafi/